Samiti i EU dhe mysafirët nga Ballkani

Gjatë ishte menduar se si do të përgatitej Samiti i radhës i EU, që më në fund do të nxirrte suksese. Zgjerimi është një temë e nxehtë që do i përplaste shtetet e EU mes vete në njërën anë dhe Ballkanin në anën tjetër. Nuk është e lehtë, sepse të 27 shtetet duhet të flasin me një fjalë për t´u aprovuar një vendim. Për mysafirët ballkanas ishin organizuar hoteli dhe dhoma komfore që të ishin të kënaqur me mikpritjen, ngase nuk dihej si do të përfundonte Samiti dhe dëshironin që së paku ata të ishin të kënaqur me ushqimin, pijet, ahengun dhe stafin mikpritës .

Dhomat për Vuçiqin dhe Ramën ishin të rezervuara përbri njëra – tjetrës, duke e ditur afrinë mes tyre.

Vjosa Osmani nuk kishte pranuar që të vendosej në një korridor me ta, jo që e pengonin, po nuk mund t´i shihte prandaj ishte vendosur një kat më lartë, kurse përfaqësuesi i Maqedonisë ishte në të njëjtin korridor me ta, por larg tyre.

Rama e falënderoi Vuçiqin për shoqërimin që i kishte bërë në Bruksel, pa pasur nevojë fare të shkonte.

Vuçiqi ia ktheu Ramës, miku nuk lehët në baltë, ose do të përfitojmë që të dytë ose asnjëri, ia mbylli njërin sy.

Shpresat mbeteshin në Bullgarinë, po në momentet e fundit qeveria e Bullgarisë kishte rënë, skepticizmi shtohej dhe ishte rritur.

Kryeministri bullgar për rënjen e qeverisë së tij e fajësonte Moskën, por se ku qëndronte arsyeja ishte vështirë për ta kuptuar, po shpresat për „po” – në e Bullgarisë zbeheshin.

Dita e parë e samitit ishte për ta shqyrtuar kërkesën e Ukrainës dhe Moldavisë që ishin të rrezikuar nga Rusia, kurse për Ballkanin nuk qante kokën fort askush.

Vjosa u mundua ta lëndoi ndërgjegjen e pjesëmarrësve, duke u thënë se unë jam pa vizë dhe kërkoj që t´i hiqni ato për vendin tim.

Gjendja u acarua kur Bullgaria sërish e bllokoi hapjen e bisedimeve për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Rama i nxehur, nuk dihej nga alkooli që kishte konsumuar me Vuçiqin, por  filloi të reagonte, shante dhe i spërkaste të gjithë ata që ndodheshin afër tij.

Vuçiqi filloi t´i fërkonte duart dhe i kërkoi Ramës që bashkërisht të organizonin konferencë shtypi.

Rama i shastisur, po që nuk e refuzon Vuçiqin u pajtua që të organizonin konferencë të përbashkët shtypi, ku do t´u bashkohej edhe kryeministri i Maqedonisë.

Vuçiqi me fjalë të zgjedhura nuk e fshehte gëzimin dhe urimin për EU, duke u pozicionuar hapur kundër Kosovës. Rama në një moment edhe pse janë të pandashëm e kundërshtoi Vuçiqin duke i thënë: unë e quaj Kosovë dhe pikë, ti quaje si të duash, i tha.

Rama u pozicionua kundër të gjithëve: EU e thumboi, Bullgarinë e nënçmoi, Francën e qortoi, me një fjalë nuk e la kënd pa e përshëndet me nënë e babë.

Vuçiqi i zgërdhihej si një gorillë dhe ia rrahtë shpatullat. Ne së bashku do të orientohemi në Ballkanin e Hapur. Kush do na bashkohet derën e ka hapur, kush nuk do le ta presin EU, ndoshta nipërit e tyre do të arrijnë të jenë pjesë e saj.

Në Shqipëri sidomos nga PS diskutimi i Ramës në Samitin e EU u prit me ovacione duke e quajtur historik. Partia Socialiste po ashtu shprehu mllefin dhe papërgjegjësinë ndaj EU. Fjalimi i Ramës u krahasua me diskutimet e Stalinit, Hrushqovit, Enver Hoxhës, Maos etj.

Edhe në Kosovë pati reagime sidomos nga ish kryeministri, ish ministri i financave në qeverinë e Rugovës, ish kryetari i Prishtinës në kohën e Milloseviqit, ish kryetari i LDK, zoti Mustafa.

Ai ende nuk po pajtohet se si Vjosa dhe Albini e pensionuan, duke ia grabitur të gjitha funksionet dhe tash flet zi e më zi për ta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama paralajmëron ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit

Story i radhës

Biden nënshkruan ligjin për kontroll të armëve

Të fundit nga