Samir Shaptahoviç e përcolli ndeshjen Ballkani – Besa, ka disa fjalë për Dakun dhe Munishin

Ballkani e ka vazhduar ecurinë e mirë me rezultate pozitive në elitën e futbollit.

Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi është përballur në mesditën e sotme me Besën e Pejës.

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë, i takoi Ballkanit me rezultat bindës, 4:1.

Dy gola në këtë ndeshje i realizoi edhe “bomberi” gjilanas Mirlind Daku.

Pikërisht Daku i ka bërë përshtypje edhe ish-basketbollistit të mirënjohur, Samir Shaptahoviç.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Shaptahoviç ka shkruar se e ka përcjellur ndeshje, derisa e ka uruar Dakun për formën fantastike.

Postimi i plotë i Shaptahoviçit:

“Jam duke e shiquar lojen Ballkani – Besa ne futboll dhe me beri shume pershtypje lojtari Mirlind Daku. Nje lojtar qe per 10 ndeshje shenon 17 golla meriton respekt dhe duhet te ftohet nga Kombetarja A e Kosoves. Ky lojtar nuk e meriton neglizhencen vetem qe luan ne Superligen e Kosoves, duher t’i jepet rasti se jam i sigurt qe ka shume me dhon edhe ne Kombetare. Ismet Munishi si zakonisht”.

Ngjarja paraprake

Çfarë të bëni kur lidhja bëhet monotone?

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, shpëtohet një person nga rrënojat 26 orë pas termetit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian