Salzburgu kërkon dhjetë milionë euro për Berishën

Sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha, ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere të largohet nga Salzburgu dhe ekipi austriak tashmë i ka caktuar çmimin.

“Salzburger Nachrichten” ka njoftuar të martën se Salzburgu për ta lënë të lirë Berishën në verë po kërkon dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Te Salzburgu janë të vetëdijshëm se interesim për Berishën tashmë kanë shprehur shumë skuadra të mëdha të Evropës dhe 22-vjeçari është i gatshëm për të vazhduar karrierën në një kampionat më të fortë.

Madje, Berisha nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Salzburgun që i skadon vitin e ardhshëm.

Këtë edicion, Berisha ka shkëlqyer te Salzburgu duke shënuar 19 gola dhe asistuar 12 herë në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Ngjarja paraprake

Shënohet Dita e Dëshmorëve në Deçan – Ramosaj thotë se duhet përkujtuar e kaluara

Ngjarja e ardhëshme

Si të ndaloni së ndieri stresin tani?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian