Salma Hayek rikthen ngjyrat e forta gjatë dimrit

Kjo veshje e aktores së njohur, Salma Hayek është trendi i kohës. Kombinimi i të zezës, të kuqes dhe vishnjes, e tregon Salma-n mjaft klasike.

54 vjeçarja tregoi se kjo ngjyrë bën një rikthim të fortë gjatë stinëve të vjeshtës dhe madje edhe dimrit, pasi është sinonim i feminitetit dhe forcës. 

Salma ndau një fotografi në Instagram në të cilën u shfaq para disa kungujve. Edhe pse nuk specifikoi se në çfarë vendi ndodhej. “Sezoni i kungujve”, shkruajti ajo krahas fotos, që mori më shumë se 277,000 “pëlqime”.

A do guxoni dhe ju të visheni me këto ngjyra të forta?

Image
Image
Ngjarja paraprake

Erdoğan: 103 të shpëtuar nga rrënojat, 885 të plagosur, 37 jetë të humbura pas tërmetit në Egje

Ngjarja e ardhëshme

Fillon asfaltimi për zgjerimin e rrugës Gjakovë – Dollc

të fundit nga