Sallonet e bukurisë bosh/ Këtë vit nuk ka punë për festa

Përgatitjet për natën e ndërrimit të viteve mesa duket po fokusohen vetëm te gatimet për darkën dhe jo te kujdesi ndaj vetes.

Parukeritë nuk kanë punën e fundviteve të shkuara , për sa kohë nuk do të ketë organizime të festave jashtë shtëpisë.

“Vitet e tjera salloni ishte plot, por ka ndikuar pandemi,  oraret kufizuese dhe s’ka rezervime. Punën si ditë të fundit të vitit do e mbyllim që në 7 se në 8:30 duhet të jemi në shtëpi”, shprehet një parukiere.

Zonjat dhe të rejat shkojnë në sallonet e bukurisë për t’u rregulluar si në ditët e zakonshme të vitit, jo për make up-in festiv me mbizotërimin e ngjyrës së kuqe.

“Sot pata kohë se e kisha pushim dhe lyeva pak flokët, por jo ndonjë rregullim për festa… s’kemi ku të shkojmë, as me kolektivin e punës nuk organizuam festë, në shtëpi”, tregon një kliente.

Ngjarja paraprake

Në djall Covid-i! 2021-shi mbërrin në Zelandën e Re, turma shijon spektaklin e fishekzjarrëve/ Pjesa tjetër e globit, festa “të heshtura”

Ngjarja e ardhëshme

3 shenjat më me fat për vitin 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian