Sallatë me Qiqra, Rukola dhe Djathë – Shije Fantastike në Tryezë

Por për ata që janë në kujdes për kilet e tepërta, kjo sallatë mund të konsomuhohet edhe thjeshtë me pak bukë të thekur. Foto: Flickr

Një recetë e thjeshtë dhe plot shëndet, e pasur në vlera ushqyese dhe shije të mrekullueshme. Shoqëron në mënyrë fantastike gatime të ndryshme në tryezë, gjellë a supa, byrekë shtëpie etj.

Por për ata që janë në kujdes për kilet e tepërta, kjo sallatë mund të konsomuhohet edhe thjeshtë me pak bukë të thekur.

Përbërësit:
300 gr qiqra
150 gr djath
100 gr rukola
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Vendosim qiqrat që në darkë me ujë.

Pasi të kalojë 12 orë i kërkojmë i shpëlajmë mirë dhe i gatuajnë në ujë të valuar, kripë për 40-45 minuta nga momenti i zjeres.

Pasi kalon ora e zjerjes i kullojmë dhe i lëmë të ftohen. Pastrojmë rukolën dhe e thajmë atë, thajmë djathin  në letër kuzhine dhe e thërrmojmë atë.

Në një tas vendosim rukolën, qiqrat të kulluara dhe të ftohtë, djathin të thërrmuar, spërkasim me pak kripë, piper dhe vaj ulliri e përziejmë dhe e shërbejmë.

Nëse dëshironi mund të shtojmë dhe pak domate ose perime të pjekura si kungull apo patëllxhanë.

Vlerat ushqimore të qiqrrave

Qiqrrat janë të pasura me kalium, fosfor, magnez dhe kalcium. Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, selenit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit.

Qiqrrat janë të pasura me vitaminat A dhe C. Në sasi të vogla gjenden edhe vitaminat E, K, B6 B1, B2, B3 dhe vitaminën B9. Qiqrrat duhet të jenë pjesë e dietës për ata që duan të ushqehen shëndetshëm.

Qiqrrat ulin nivelin e kolesterolit, ndihmojnë me konstipacionin dhe probleme të veçanta me aparatin tretës. Konsumimi ditor i qiqrrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mungesën e hekurit, por edhe balancon nivelin e sheqernave në gjak.

Përmbajtja e lartë e fibrave, potasiumit, vitaminës C dhe B6, fuqizojnë shëndetin e njeriut.

Qiqrrat kanë fibër siç e thamë edhe më lart dhe kështu ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Hekuri, kalciumi, magnezi, mangani, zinku dhe vitamina K që gjenden tek qiqrrat të gjitha kontributojnë në ruajtjen e strukturës dhe forcës së kockave.

Kolina një lëndë ushqyese e familjes së vitaminës B2 që gjendet tek qiqrrat, na ndihmon me gjumin, muskujt dhe kujtesen.

 

Ngjarja paraprake

Netanyahu do ta vizitojë EBA-në në dhjetor

Ngjarja e ardhëshme

Mesazhi i Kumbullës, teksa publikon foto me të dashurën: “Mos e nënvlerësoni virusin”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian