Salihu në Lokomotiva të Zagrebit

Llapi nag Podujeva ka bërë të ditur se futbollisti Hajdin Salihu është transferuar te  skuara kroate, Lokomotiva Zagreb.

“Hajdin Salihu nga Llapi në Lokomotivë të Zabrebit.

Pas shumë negociatave në mes drejtuesve të klubit dhe atyre të Lokomotivës është arritur marrëveshja për huazimin e mbrojtësit 18 vjeçar, Hajdin Salihu tek Lokomotiva. Lokomotiva që bënë pjesë në Superligën e Kroacisë, do të huazoj Salihun deri në qershor të vitit 2021, me të drejtë blerje të kartonit të tij.

Hajdin Salihu si 17 vjeçar ka debutuar në Superligë duke iu dhënë mundësia që në moshë të re nga trajneri Tahir Batatina, në ndeshjen ndërmjet Llapit e Drenicës. Salihu ka zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/20. Kapiteni i Kosovës U19 pasi fitoi turneun në Roma të Italisë, mori ftesë nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor të Kosovës U21.

K.F. Llapi i dëshiron shumë suksese në Lokomotiva të Zagrebit. Presim që t’i tregon vlerat dhe cilësitë që posedon. Pa dyshim që me sjelljet dhe karakterin e tij luftarak do të arrij shumë lartë si futbollist”, njofton Llapi.

Ngjarja paraprake

Ish-i fejuari i Demi Lovato, Max Ehrich lanson këngën “Afraid”

Ngjarja e ardhëshme

Ministri Veliu do të bëjë hapjen zyrtare të muajit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

të fundit nga