I deleguari politik i PD-së për Elbasanin, deputeti Ervin Salianji ka nisur takimet me drejtuesit lokalë të partisë.
Me një shënim në Facebook, Salianji shkruan se, asnjë sakrificë dhe asnjë kontribut nuk do të harrohet.
Reagimi i deputetit të PD-së, Ervin Salianji:
Kënaqësi të takoja sot drejtues të strukturave tona në Elbasan dhe të ndanim së bashku vizionin dhe projektin për fitoren në të gjithë qarkun për 2025!
Është e domosdoshme të ndërtojmë dhe po ndërtojmë marrëdhënie besimi së pari me njëri tjetrin, përmes njohjes së vlerave dhe kontributit të gjithsecilit.
Asnjë sakrificë nuk harrohet dhe secili do të ketë rolin e tij në projektin e fitores, së bashku dhe pa humbur kohë do angazhohemi për të bindur çdo qytetar për nevojën jetike për ndryshim.
#PD #AlternativëSerioze #ProgramEkonomik #Ndryshim #Elbasan #BashkëFitojmë