Sali: Partia më ka ngarkuar si drejtues të “kopshtit të shëndetit publik”

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, gjatë fjalimit të tij në kongresin e parë të Alternativës, tha se kjo parti nuk është partia e interesave personale, por e përgjegjësive dhe detyrave. Ai potencoi se në Alternativë nga një aktivist i thjesht, nesër mund të bësh ministër, duke përmendur rastin e tij personal. Në fund të fjalimit ministri Sali tha se ndihet shumë i privilegjuar që Alternativa i ka ngarkuar detyrën e drejtuesit të kopshtit të shëndetit publik, pra Ministrinë e Shëndetësisë.

“Në vitin 2021 kam garuar për kryetar të Çairit. Pastaj një vit më pas më ngarkuan një tjetër angazhim, të udhëheq një nga resorët më të rëndësishëm dhe më problematik, atë të Shëndetësisë. Vlera jonë unike e partisë është modestia. Ne në partinë tonë jemi aty ku na kërkon detyra, e jo ku na kërkon interesi personal. Në partinë tonë sot mund të jesh një aktivist i thjesht si unë, nesër mund të gjendesh ministër. Sot kur partia imë më ka ngarkuar detyrën e drejtuesit të kopshtit të shëndetit publik, pra Ministrinë e Shëndetësisë më ka dhënë mundësinë të bëj transformimin në shëndetësi”, tha Sali.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aplikimi i Finlandës në NATO/ Stoltenberg paralajmëron Rusinë në rast të ndonjë sulmi

Story i radhës

Kërcënimi bërthamor rus ndaj Finlandës dhe Britanisë së madhe!

Të fundit nga