Sali: Fëmijët me Sindromën Daun janë frymëzim për të gjithë ne

March 21, 2022
1 minut lexim

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Daun, e pata kënaqësinë e veçantë dhe mundësinë t’i pres në zyrën time fëmijët më të dashur midis nesh. Pikërisht këto vajza dhe djem të bukur me Sindromën Daun edhe krahas sfidave të përditshme janë plot me energji, plot me dashuri dhe plot me vullnet për jetën. Ata janë frymëzim për të gjithë ne, theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Ministri në profilin e tij në fejsbuk shpërndau se në takimin e sotëm i ka inkurajuar fëmijët me Sindromën Daun se Ministria e Shëndetësisë është në dispozicionin e tyre.

“Unë jam mik dhe prind për ta”, shkroi ai, duke shtuar se dera e Ministrisë për Shëndetësinë është gjithmonë e hapur për ta.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: BDI-ja nuk i qëndron mbrapa askujt nëse keqpërdor detyrën

Story i radhës

Ndeshja kundër Kosovës/ Xherdan Shaqiri udhëton 7000 kilometra, kështu shfaqet në Zvicër

Të fundit nga

ShkoLartë