Sali Berisha: Ish shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi nuk bëri asnjë hetim për vrasjen e Remzi Hoxhës

Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur rreth rastit të vrasjes së Remzi Hoxhës.

Ai në emisionin ‘Kojshia Show’ ka folur rreth vrasësit dhe krimit që u bë ndaj Remzi Hoxhës.

“Kisha pas shumë dëshirë të gjenden vrasësit e Remzi Hoxhës… Ajo çfarë ndjejë keqardhje është përpjekja për ta politizuar”, tha ai.

“Njeriu i parë që m’ka shtruar problemin e Remzi Hoxhës ka qenë Adem Demaçi me të cilin kisha miqësi. Sa herë ai ka ngritur çështjen kam thirre shefin e Shërbimit informativ, drejtorin e policisë, prokurorin e përgjithshëm dhe u kam kërkuar që të bëjnë çdo hetim”.

“Më vonë u largova nga pushteti…. ata që erdhën, Fatos Klosi që kishte Shërbimin informativ nuk bëri asnjë hetim… tani e kuptoni ti që ai është një terrorist në fakt nëse ai ka kryer krime të shëmtuara në periudhën e luftës në Kosovë… pra, ky njeri nuk bëri asnjë hetim dhe personat të cilët duhet të pyetshin ky nuk i pyeti fare, i nxori nga shërbimi dhe ikën në emigracion. Janë bërë arrestime, por kryekëput politike dhe gjykata i ka gjetur këto arrestime të paligjshme”, tha ndër të tjera, ish kryeministri Berisha.

Ngjarja paraprake

Regjim komunikacioni për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale Orashë – Radushë

Ngjarja e ardhëshme

Gjumi i Keq – Pse Ndodh Dhe Çfarë Duhet Të Bëni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian