Sali Berisha fik 76 qirinj, falenderimi për Zotin dhe dedikimi special për familjen

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot përvjetorinin e 76 të lindjes.

Ka qenë vetë Berisha i cili ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale këtë ditë të veçantë.

Lideri historik i demokratëve falenderon Zotin, familjen dhe miqtë për dashurinë dhe mbështjen, të cilët i quan edhe “eliksiri i udhëtimit tim”.

“Miq, sot 76 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes dhe të gjithe atyre që me dashurinë, miqësinë, besimin dhe mbështetjen kanë qenë dhe janë eleksiri i udhëtimit tim jashtë imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekoftë!“, shkruan Berisha në postimin e tij, ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Liri Berisha.

Sali Berisha u lind në 15 tetor 1944 në Viçidol të Tropojës.

Me profesion mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, ai hyri në politikë si udhëheqës i opozitës anti-komuniste që filloi në vitet ‘90, ndërsa ka mbajtur postet e presidentit të Republikës dhe atë të kryetarit të Këshillit të Ministrave (Kryeministër)

Karriera politike e Berishës:

President (1992-1997)

Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe ShBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë.

Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe pas kësaj ai dha dorëheqjen si President.

Kryetar i opozitës (1997-2005)

Më pas Sali Berisha rizgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri, i rizgjedhur në prill 2005 deri në 26 qershor 2013.

Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partitë e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit.

Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE / ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37 % të votave.

Kryeministër (2005-2013)

Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrinë që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë.

Më 4 prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera të qeverisë Berisha.

Sipas revistës së mirënjohur amerikane “Forbes” Shqipëria ishte pothuajse i vetmi vend në Europë qe kishte rritje ekonomike dhe e konsideron Berishën si arkitektin e suksesit ekonomik të Shqipërisë.

Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, mjeke pediatre në profesion dhe kanë dy fëmijë, vajzën Argita dhe djalin Shkëlzenin.

Sali Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane, ruse dhe gjermane.

Ngjarja paraprake

20 pohime për të ndërtuar vetëbesimin tuaj, provojini!

Ngjarja e ardhëshme

Jemen, forcat qeveritare vrasin 2 komandantë të Huthive

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian