Salah pas ndeshjes ndaj Interit: Godita dy herë shtyllën, ndoshta ndeshjen e radhës shënojë tre gola

Mohamed Salah pranon se Interi dëshmui të ishte një ekip i vështirë pas fitores së tyre sot në stadiumin “Anfield”, kurse bëri shaka se është duke i ruajtur golat e Liverpoolit për pjesën tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Të Kuqtë” janë kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare me rezultat të përgjithshëm 2:1, pasi u mundën 1:0 në terrenin e shtëpisë nga një goditje mahnitëse e Lautaro Martinez.

Vetëm një minutë pasi ai gol ndryshoi rezultatin, Alexis Sanchez u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas kartonit të dytë të verdhë, duke e lënë Interin në 10 lojtarë.

Por, pavarësisht kësaj kampioni italian tregoi një paraqitje tejet të mirë në fushë, ku Salah pas ndeshjes tregoi se ishte përballur kundër një ekipi të vështirë.

“Një skuadër e vështirë, në ndeshjen mysafire arritëm të fitonim dhe më e rëndësishmja është që u kualifikuam”, tha Salah për “BT Sport”.

Po ashtu, Liverpooli ishte i pa fat në këtë ndeshje, ku goditi shtyllën plot tre herë përmes Salah dhe Matip.

“Godita shtyllën dy herë, nuk është asgjë, ndoshta në ndeshjen e radhës unë do të shënojë tre gola. Ne e humbëm ndeshjen dhe ndoshta kjo do të na shtyjë përpara dhe do të mësojmë nga kjo gjë. Çdo kush dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën kështu që ne do të luftojmë për të dyja”, tha Salah.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Të zhytur deri në m.. deri te qafa”: Rrjedhin informatat nga shërbimi sekret rus? Ish-agjenti i BND analizon raportin shpërthyes të luftës

Story i radhës

“Të zhytur në m.. deri te qafa”: Rrjedhin informatat nga shërbimi sekret rus? Ish-agjenti i BND analizon raportin e luftës shpërthyese

Të fundit nga