Salah ndjek shembullin e Manes

Liverpuli drejt kolapsit. Jurgen Klop duket se do të jetë i detyruar shumë shpejt që të bëjë ndryshime radikale në radhët e skuadrës së tij pasi pritet të humbasë yjet e sulmit që kanë mbajtur peshën kryesore në këto vite. Në Angli bëjnë të ditur se pas Sadio Mane, edhe Mohamed Salah është gati t’i japë lamtumirën të kuqve.

Sipas “The Athletic”, Salah do të kërkojë largimin nëse klubi nuk i rinovon me kushtet e tij kontratën që ka me Liveprulin. Burimet theksojnë se egjiptiani ka garantuar se do të qëndroje deri në verën e ardhshme, por pastaj është gati të largohet si një lojtar i lirë drejt një klubi tjetër anglez, pasi dëshiron që të vazhdojë në Premier Ligë karrierën e tij.

Palët kanë qenë në negociata prej rreth një viti, por nuk është arritur asnjë akord për përmirësimin e parametrave financiarë të sulmuesit. Nuk janë mësuar ende shifrat, por mendohet se diferenca mes asaj që kërkon Salah dhe asaj që i ofron klubi është shumë e madhe.

Lojtari raportohet se ka kërkuar që të trajtohet njëlloj si më të mëdhenjtë e futbollit në Euriopë, me shifra që të paktën t’i afrohen atyre që përfiton Haland, i cili i bashkohet në edicionin e ri skuadrës së Mançester Sitit. Për më tepër, ai i ka bërë të qartë klubit se është gati të firmosë edhe kontrata afatshkurtra dyvjeçare e jo detyrimisht prej 4 apo 5 sezonesh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pendarovski takohet me Yll Morinën, djaloshin 13-vjeçar i cili ëshë një gjeni në matematikë

Story i radhës

DW/ Scholz i premton Ukrainës sistem modern të mbrojtjes ajrore

Të fundit nga