Saka zbulon mesazhin e Henryt

Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka ka zbuluar mesazhin që i dërgoi legjenda e klubit, Thierry Henry pas finales së “Euro 2020”.

20-vjeçari humbi penalltinë vendimtare në finale, ku nga pika e bardhë dështuan edhe Marcus Rashford dhe Jadon Sancho.

Saka qau në krahun e Southgate, derisa pastaj u akuzua në bazë racore nga shumë tifozë anglezë.

Tani, duke folur për Sky Sports, Saka ka zbuluar mesazhin e Henryt pas asaj finale.

“Pas Euros, ai (Henry) me dërgoi mesazh. Ai e mori numrin tim dhe me dërgoi mesazh duke me thënë që jam hero dhe ia kam dal mirë. Ajo për mua ishte gjithçka sepse ishte dikush që e kam shikuar”, deklaroi ai.

Saka e nisi edicionin 2020/21 duke shënuar dy gola dhe asistuar një herë në të gjitha garat.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ish-drejtori i policisë: Është kriminalizuar politika, grupet nuk funksionojnë pa mbështetje

Ngjarja e ardhëshme

Shenjat që duhet të përqendrohen te vetja këtë javë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian