Saimiri merr vesh që Silvana ka dalë për drekë me Robertin

Ka startuar plot emocione, surpriza dhe atmosferë festive nata e shtatë e spektaklit Love Story në TV Klan.

Saimiri dhe 10 konkurrentet e mbetura janë takuar në vilë ku kanë ndarë dhurata mes tyre dhe urime për festat e fundvitit.

Ai ftoi sërish në një takim të shkurtër Silvanën, me të cilën zhvilluan edhe një debat të vogël për çështjen e puthjeve.

Duke sjellë në vëmendje deklaratat e puntatës së shkuar, Saimiri përmendi edhe opinionistin Robert Aliaj, për të cilin tha se i ka këshilluar vajzat si të reagojnë me të.

Biseda e plotë:

Silvana: Kam nevojë të flasim vetëm më kupton?

Saimiri: Vetëm jemi s’ka ndonjë gjë të keqe.

Silvana: Gjesti që bëre, që nuk e vlerësove fare. Nëse unë e dhashë puthjen nuk jam femra e lehtë! Prit! Nëse e dhashë puthjen para familjes time, kam dy vëllezër, edhe para gjithë Shqipërisë që më paragjykon pse kam ardhur këtu me motrën, do të thotë që unë e kam bërë sepse e ndjeva.

Saimiri: Po s’ka lidhje me të lehtën…më dëgjo pak. Edhe unë të thashë atë ditë që e vlerësoj një femër kur e puth në kuptimin që unë nuk puth çdo femër. Unë kur e puth një femër do të thotë që kam një lloj pëlqimi, kam edhe ndjenjë…

Silvana: Kisha frikën e prindërve, si do e prisnin. Unë e dhashë se e ndjeva, vlerësimi që i dhe ti mua më ka prekur sepse s’dija si t’ia shpjegoja familjes dhe dyshoj që je ti këtu për famë, jo unë.

Saimiri: Një sekond sepse unë mund të mendoj që këto dy vajzat, kanë ardhur nga Italia dy motra, që të vijnë të pëlqejnë një mashkull ndoshta këto vajza duan të vijnë të promovohen.

Silvana: Kam edhe unë dyshimet e mia, si e ndjeve ti takimin?

Saimiri: Mua më shkoi shumë mirë sepse ndryshe nuk do të të kisha puthur. Për mua puthja është një gjë e rëndësishme e kam thënë edhe në fillim. Por ky është një stacion i parë, njihesh, pëlqehesh, puthesh. Ndoshta e thashë gabim stacion, etap, po për mua është e njëjta gjë.

Silvana: Ti thua është gjë shumë e thjeshtë

Saimiri: Kur arrin te një puthje do të thotë që ti ke një pëlqim ndaj dikujt që arrite deri atje. Ti nuk e ke idenë, për të gjitha vajzat këtu sa mesazhe më vijnë çdo ditë. Un ia kam thënë edhe në emision Robertit, se Roberti është si fryn flamuri, sa majtas djathtas

Silvana: Mua s’më intereson Roberti në këtë mes.

Saimiri: Jo e them se e di që keni pas biseda dhe keni marrë këshilla nga Roberti. Duhet të dëgjoni veten tuaj, as mamin as babin as Robertin. Unë këtu nuk pyes asnjeri, po jam vetëvetja. A ke marrë këshilla nga Roberti?

Silvana: Ç’hyn Roberti këtu? Roberti është opinionisti. Po çfarë lidhje ka? S’kam marrë asnjë këshillë unë nga Roberti. E ke inatin te Roberti ti?

Saimiri: Që këtu fillon që nuk thotë të vërtetën, unë këto gjëra i kam inat

Silvana: Me Robertin kam dalë, kam dalë unë, motra dhe Meri. Më ka ftuar dhe kam dalë.

Saimiri: Për çfarë ke dal? Vjen në program kaq negative dhe ka dalë me Robertin për drek. Më duken pak gjëra shumë të stisura.

Silvana: Edhe unë kam marrë vesh gjëra Saimir dhe s’dua ti them sepse dua të të njoh ty. Jam e sinqertë dhe nuk dua të fus gjëra të tjera në mes.

Saimir: Unë tani për shembull nuk e ndjej

Silvana: As unë nuk e ndjej se gjithë ky diskutim. I shef komentet shumë ti? Influencohesh?

Saimiri: Jo fare. Nuk dua ti pëlqej gjithë botës. Pse duhet ta bësh kaq dramatike ti këtë gjë? E ndjeve e bëre dhe unë e ndjeva e bëra. Ku është problemi këtu tani.

Silvana: S’është dramatike.

Ngjarja paraprake

Në prag të ndërrimit të viteve, 2 persona në spitalin e Vlorës! Dyshohet se u intoksuan

Ngjarja e ardhëshme

Dështimi i Real Madrid, pas 13 vitesh shënon më pak se 100 gola

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian