Sahiti paralajmëron ndryshime në formacion para sfidës ndaj Sllovenisë

Trajneri i përkohshëm i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka paralajmëruar se mund të ndryshojnë formacionin para ndeshjes ndaj Sllovenisë.

Nesër Kosova është mysafirë i Sllovenisë, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombëve.

Sahiti që është në krye të Kosovës shkaku që përzgjedhësi Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv me koronavirus theksoi se ndoshta do ndryshojnë formacionin, por jo mënyrën e lojës.

“Mund të ndryshojmë formacionin, por jo mënyrën si luajmë futboll”.

“Do vazhdojmë të luajmë me pasime dhe të krijojmë raste”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.

Pas sfidës ndaj Sllovenisë, Kosova e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri”.

Ngjarja paraprake

Vazhdojnë paknaqësitë brenda “Besës”, Useini me reagim për mos përfshirjen e të rinjve në Ekzekutiv

Ngjarja e ardhëshme

Real Madridi ka hyrë në garë

të fundit nga

Temb tifozët

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta ka dhënë një intervistë për La Vanguardia,

AlbanianEnglishMacedonian