sadiku ne paris synoj medaljen olimpike 65f1b556b5cab

​Sadiku: Në Paris synoj medaljen olimpike

March 13, 2024
min lexim

Donjeta Sadiku tashmë e ka fituar të drejtën për të marr pjesë në Lojërat Olimpike që zhvillohen këtë vit në Paris të Francës. Ajo fitoi normal olimpike, duke iu bashkuar kështu pesë normave që janë nga sporti i xhudos.

Më të arritur në Kosovë, Sadiku ka folur  duke u shprehur e lumtur për këtë arritje, por që ka thënë se rrugëtimi i saj nuk mbaron me kaq pasi synon medlaje olimpike në Paris.

Sadiku: Sznimi im është medalja olimpike

“Unë jam shumë e lumtur që një ëndërr të cilën e ka pasur për vite me radhë e kam bërë realitet. Kjo ëndërr nuk ka përfunduar këtu, ende jam rrugës, kështu që më pret Parisi 2024…Unë edhe më herët kam thënë që në këtë cikël olimpik synimi im nuk është kualifikimi, është medalja olimpike, kështu që po shpresoj shumë që të më prij fati dhe të kem shëndet drejt Parisit 2024”, theksoi Sadiku.

Ajo shtoi se bashkë me trajneren e saj Marjola Sallauka, tani do të bëjnë një plan për përgatitjet që duhen bërë me qëllimin që të jetë në formë optimale për Lojërat Olimpike që zhvillohen në Paris në verën e këtij viti.

Sadiku: Bashkë me trajneren do bëjmë planin e përgatitjeve për Lojërat Olimpike.

“Sa i përket që a do të marr pjesë nëpër kampe ose gara i përket trajneres sime, kështu që besoj se trajnerja Marjola Sallauka është duke e bërë planin për tani e tutje…Normalisht që pa mbështetjen Komitetit Olimpik i cili mi ka mbuluar shpenzimet për kame jashtë vendit do të ishte shumë më e vështirë për këto rezultate, kështu që i falënderoj shumë për bashkëpunimin dhe mbështetjen që e kanë pasur”, theksoi Sadiku.

I lumtur me suksesin e Sadikut u shpreh edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ai tha për KosovaPress se drejt Lojërave Olimpike në Paris, Kosova po shkon me sportistë shumë kualitativ.

Krasniqi: Në Paris po shkojmë me sportiste kualitativ

“Jemi shumë të lumtur, është një rezultat tepër i mirë kualifikimi me normë olimpike për Paris 2024. Tani i kemi edhe pesë norma olimpike nga xhudo, tani është bashkangjitur edhe boksi edhe ky është qëllimi edhe i Komitetit Olimpik që të kemi sa më shumë norma olimpike dhe me kualitet. Kështu që tani po shkojmë me kualitet edhe nga xhudo edhe nga boksi, u pa lufta e Donjetës, një luftë jashëtzakonisht e mirë edhe normal që rezultati nuk mungoi”, theksoi Krasniqi.

I pari i KOK-ut gjithashtu tha se ata janë të gatshëm ta mbështesin Sadikun për përgatitjet që i nevojiten asaj deri në fillim të olimpiadës.

Krasniqi: Jemi të gatshëm ta mbështesim Sadikun drejt Parisit 2024

“Biseduam me Donjetën edhe me kryetarin e Federatës së Boksit, me sekretarin, me trajneren e Donjetës që të bëjmë një plan të përbashkët që çfarë të mundemi në Komiteti Olimpik edhe nga ministria edhe nga Federata e Boksit që ta përkrahim që të ketë sa më shumë mundësi të stërvitet në kampe të ndryshme që të shkojë në Paris me përgatitjet më të mira të mundshme”, nënvizoi i pari i KOK-ut.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Donejta Sadiku është pritur edhe nga ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

MARKETING

RENT A CAR

zgjidhet ceshtja e te punesuarve me kontrata ne shtepine e shendetit shkup 65f1b33bbad70
Story i mëparshëm

Zgjidhet çështja e të punësuarve me kontrata në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup

sbu ja e ukraines prapa sulmeve ndaj rafinerive ruse te naftes 65f1b5ced4941
Story i radhës

SBU-ja e Ukrainës, prapa sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë