Sadiku i kthehet ringut, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për femra

Boksierja, Donjeta Sadiku do t’i rikthehet ringut nesër, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për femra.

Botërori i boksit të femrave ka filluar garat më datën 6 maj dhe do të zhvillohet deri më 21 maj në Stamboll të Turqisë.

Sadiku do të ketë përballjen e saj të parë nesër, ku në xhiron e parë eliminatore do të boksojë kundër boksieres nga Japonia, Taguchi Ayska.

Trajneri i boksiereve Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka janë të kënaqur me kundërshtaren që ka përballë Sadiku, dhe presin fitore nga ajo dhe të vazhdojë rrugën drejt medaljes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Musk tha se do të lejonte rikthimin e Trump në Twitter

Story i radhës

Regjisori i njohur shqiptar shpërthen në ofendime ndaj Ronela Hajatit: Mund ta quash shalqi

Të fundit nga