Sa viktima dhe sa të infektuar? Covid-19, si është situata në Amerikën Latine

Numri rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vendet e Amerikës Latine vazhdon të rritet.

Për shkak të pandemisë, në 24 orët e fundit në Brazil humbën jetën 1.111 persona, në Meksikë 990, në Argjentinë 151, në Kolumbi 246 dhe në Peru 49 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, me vdekjen e 1.111 personave në 24 orët e fundit numri i të vdekurve është rritur në 192.681 ndërkaq me 58.718 raste numri i rasteve është rritur në 7.563.551. Qendra tregtare e Brazilit, shteti Sao Paulo është vendi më i prekur nga pandemia me 1.440.229 raste dhe 46.195 vdekje nga COVID-19.

Pas SHBA-së dhe Indisë, Brazili renditet i treti me më së shumti raste ndërsa deri më tani janë shëruar 6.647.538 persona.

Meksikë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Meksikës, në 24 orët e fundit në Meksikë kanë humbur jetën 990 persona si dhe janë identifikuar 12.099 raste. Numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 123.845, i rasteve në 1.401.529 si dhe janë shëruar 1.058.429 persona.

Meksika me një popullsi prej mbi 126 milionë banorësh, sipas ueb faqes “Worldometer” gjendet në vendin e 13-të në botë, në mesin e vendeve me më shumë raste.

Argjentina

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Argjentinës në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 151 persona, duke e rritur numrin në 43.018 ndërsa me 11.650 raste të reja numri është rritur në 1.602.163.

Deri më tani janë shëruar 1.420.885 persona në Argjentinën me rreth 45 milionë banorë. Argjentina gjendet në vendin e 12-të sipas numrit të rasteve me COVID-19.

Kolumbi

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kolumbisë, në 24 orët e fundit në Kolumbi kanë humbur jetën 246 persona si dhe janë identifikuar 11.015 raste.

Deri më tani kanë humbur jetën 42.620 persona, numri total i rasteve është 1.614.822 si dhe janë shëruar 1.483.017. Kolumbia me 50 milionë banorë është vendi i 11-të në botë me më shumë raste.

Peru

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Perusë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 49 persona, duke e rritur numrin në 37.574 si dhe me 909 raste të reja numri është rritur në 1.010.496. Deri më tani në Peru janë shëruar 949.391.

Ngjarja paraprake

Pirlo merr dhuratën e Vitit të Ri, yjet i kthehen nga lëndimet

Ngjarja e ardhëshme

Policia arreston një kriminel nga Shkupi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian