Gjumi i mirë është çelësi për një jetë të përditshme të shëndetshme që ju siguron të keni më shumë energji dhe shëndet të mirë fizik.
Megjithatë, një nga faktorët për një gjumë të mirë është dysheku ku flini. Sipas hulumtimeve, një në tre të rritur e neglizhojnë këtë pjesë, duke bërë që gjumi i tyre të mos jetë i duhuri.
Të nesërmen janë të shumtë ata që ndjejnë dhimbje në trup dhe sigurisht humor të keq.
Sa shpesh duhet ta ndërrojmë dyshekun për të siguruar një gjumë të mirë gjatë natës? Ekspertët thonë se afati maksimal i përdorimit të dyshekut është 8 vjet për të cilin shumica e njerëzve nuk janë në dijeni. Përveç kësaj, sipas ekspertëve, dyshekët më të mirë për të fjetur janë bërë nga materiale elastike, të cilat përshtaten me formën e trupit. Në përgjithësi, dyshekët gjysmë të fortë janë të përshtatshëm për gjumë me fytyrë, dyshekë të fortë për gjumë në shpinë dhe dyshekë të butë për gjumë anash.