sa me popullore nje video aq me cilesi do te kete thote instagram 671fa5a8deda7

Sa më popullore një video aq më cilësi do të ketë thotë Instagram

October 28, 2024
1 minut lexim

Popullariteti i një videoje në Instagram mund të ndikojë në cilësinë e saj të videos tha ekzekutivi i Meta që drejton Instagram, Adam Mosseri.

Videot të cilat janë më popullore do të shfaqen në cilësi më të lartë ndërsa videot më pak popullore në cilësisë më të ulët. Përmes një videoje, Mosseri tha se Instagram përpiqet të shfaqë cilësinë më të lartë të mundshme por nëse një përmbajtje nuk shikohet për një kohë të gjatë duke qenë se pjesa më e madhe e shikimeve janë në fillim, videoja kalon në cilësi më të ulët.

Kjo nuk është diçka e re ndërsa Meta vitin e kaluar tregoi për konfigurimet e ndryshme të enkodimit për videot në varësi të popullaritetit të tyre.

Por disa përdorues janë shprehur se një qasje e tillë krijon një sistem që privilegjon krijuesit e mëdhenj mbi ato të vegjlit kur postimet e të parëve shfaqen në cilësi më të lartë duke shtuar më tutje popullaritetin e tyre.

Sipas Mosseri ky qëndrim vlen por praktikisht diferencat nuk janë aq të dukshme mes cilësisë të lartë dhe më të ulët. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

roy keane arsenali ka te meta 671fa47d8a3b5
Story i mëparshëm

Roy Keane: Arsenali ka të meta

debati politik te bazohet ne vepra konkrete e jo ne fjale boshe kjo u nevojitet qytetareve 671fa65cd34c8
Story i radhës

Debati politik të bazohet në vepra konkrete, e jo në fjalë boshe! Kjo u nevojitet qytetarëve!

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë