Sa kohë e lirë na duhet për të qenë të lumtur? Çfarë thotë studimi

Shkencëtarët kanë zbuluar se sa kohë e lirë duhet për të qenë të lumtur. Dhe është më pak nga sa do të donim. Në një hulumtim, ekspertët studiuan përgjigjet e 35 mijë njerëzve dhe shqyrtuan se si ata e kalojnë kohë e lirë gjatë ditës. Rezultoi se nuk duhet më shumë se dy orë që të ndihemi më mirë.

Në fakt, ata që kishin pesë ose më shumë orë kohë të lirë në ditë thanë se po kalonin një kohë shumë më të keqe. Sipas studimit, ideali është midis dy dhe tre orëve në ditë. Sigurisht, mënyra se si e kalojmë kohën tonë ka gjithashtu rëndësi.

Ekspertët u kërkuan pjesëmarrësve të imagjinonin se ata kishin tre orë e gjysmë deri në shtatë orë bosh në ditë. Ata vunë re se mirëqenia jonë ndikohet ndjeshëm nga ajo që bëjmë. Kjo do të thotë, shumë kohë e lirë shkakton emocione negative, nëse nuk e shfrytëzojmë siç duhet.

Edhe një shëtitje e vogël është e mjaftueshme për të rritur disponimin. E njëjta gjë vlen edhe për lojërat, leximin e një libri etj.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

15 mijë e 718 qytetarë vaksinohen për 24 orë

Ngjarja e ardhëshme

VMRO-DPMNE: Pushteti tenton ta fsheh tragjedinë në Tetovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian