Sa kanë shpenzuar përdoruesit në aplikacione dhe lojëra gjatë 2020

Një raport nga Sensor Tower zbulon 2020 ka qenë vit rekord shpenzimesh në mbarë botën në dyqanet e aplikacioneve App Store dhe Google Play Store.

Së bashku në këto dyqan u shpenzuan 100 miliardë dollarë gjatë një viti. Trendi i shpenzimeve vijoi të rritej edhe gjatë festave të fundvitit kur konsumatorë shpenzuan 406.7 milionë dollarë në App Store dhe Google Play Store, një rritje me 34.5% krahasuar me një vit më parë që ishte 302.9 milionë dollarë.

Në 2019-ën shpenzimet ishin rritur vetëm me 17.1%. Pjesa më e madhe shkoi për lojëra. Titulli Honor of Kings shikoi të shpenzohen 10.7 milion dollarë në të.

Në mesin e aplikacioneve në TikTok u shpenzuan 4.7 milionë dollarë globalisht. Ashtu si në vitet e kaluara shpenzimet në App Store përbëjnë pjesën më të madhe prej 68.4%.

Ndërsa Google Play mori 33% të shpenzimeve në aplikacione dhe lojëra. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Një vit pas tërmetit, Capital T nderohet për aktin human

Ngjarja e ardhëshme

SHBA mund t’u kërkojë udhëtarëve të më shumë vendeve testin e COVID-it

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian