Ryva Kajtazi mahnit me paraqitjen e saj në qytetin e Parisit

1 minut lexim

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, ka ndarë një sërë imazhesh të vizitës së saj në Paris.

Ryva ishte veshur tejet elegante, teksa pozonte pranë Kullës së njohur Eiffel dhe tek muzeu i famshëm i Luvrit.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, me disa pamje të cilat i ndau në rrjetet sociale nga vizita në qytetin e bukur të Francës.

Në njërën prej videove, ajo kishte pozuar me një fustan tejet elegant të kuq, derisa në sfond nga ballkoni i hotelit ku qëndronte aktorja, dukej Kulla e Eiffelit.

Ndërkaq, në një tjetër paraqitje, ajo kishte veshur një bluzë me butona dhe një fund, veshje të cilën e kishte kombinuar me një beretë ngjyrë bezhë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Trajneri Mota s’ndryshon mendje

Story i radhës

​Narrativat serbe për Kosovën, Schneeberger: Po i përhapin Vuçiq dhe “kukullat” e tij në veri

Të fundit nga