Ruud van Nistelrooy emërohet trajner i PSV Eindhoven U-21

Ruud van Nistelrooy kthehet në shtëpi dhe është gati të fillojë një fazë të re në jetën e tij futbollistike.

Ish sulmuesi i Real Madrid dhe Manchester United do të drejtojë skuadrën U-21 të PSV Eindhoven duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

“Është koha për të ndërmarrë hapin e madh”, tha ish sulmuesi i cili ishte pjesë e klubit të Eindhoven nga viti 1998 deri në vitin 2001. Aktualisht, 44 vjeçari drejton ekipin U-18 të skuadrës së PSV.

Gjithashtu, Van Nistelrooy do t’i bashkohet Frank de Boer si ndihmës trajner në ekipin  kombëtar të Holandës në Kampionatit Evropian, që do të mbahet në muajt  qershor dhe korrik të këtij viti.

Ngjarja paraprake

Humb betejën me Covidin instrumentarja e Oftalmos Luljeta Statovci

Ngjarja e ardhëshme

SHBA-ja në kërkim të sulmuesve të Kongresit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian