Rusia vazhdon të raportojë shifra të larta me COVID-19

Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 13.754 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke vazhduar me trendin e lartë në infeksionet ditore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 13.754 raste të reja në 24 orët e fundit, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.354.163, ndërsa me 286 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 23.491.

Ndërkohë numri i të shëruarve në vend ka arritur në 1.048.097 me 8.392 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,1 për qind ka rënë në 1 për qind dhe tek 24,9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Numri i testeve tejkalon 52,2 milionë

Në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar në kryeqytetin Moskë me 3.942 raste të reja arriti në 347.946, ndërsa me 57 vdekje numri i viktimave në 5.796.

Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 478 mijë teste, ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 52,2 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor dhe brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.



. .

Ngjarja paraprake

Abazoviq: Të gjitha ëndërrat e mija po bëhen realitet

Ngjarja e ardhëshme

BDI: Gjendja me virusin COVID-19 kërkon përgjegjësi nga të gjithë ne dhe respektim të masave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian