Rusia vazhdon me kërcënimet e saj

Një tjetër kërcënim sapo ka dalë nga Moska në përgjigje të vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”

“Aderimi i Finlandës në NATO është një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Rusisë.

“Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër, në mënyrë që të ndalojë shfaqjen e kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare.”

Kujtojmë se më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë: “Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Benzema drejt historisë

Story i radhës

Apple nuk është më kompania më me vlerë në botë

Të fundit nga