Rusia thotë se ka ndihmuar në evakuimin e civilëve

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se trupat ruse kanë ndihmuar në evakuimin e civilëve të bllokuar në luftimet në Ukrainë, duke i drejtuar për në pjesën perëndimore të shtetit në 24 orët e fundit.

Mikhail Mizintsev, udhëheqës i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes në Rusi, ka thënë që më shumë se 36,000 njerëz janë evakuuar “falë masave të pashembullta të sigurisë që janë marrë nga Forcat e Armatosura të Rusisë”.

Ai ka shtuar se evakuimi i qytetarëve ukrainas në Rusi është duke vazhduar.

Ky zyrtar ka përsëritur pretendimet se forcat ukrainase po pengojnë përpjekjet për evakuim.

Gati tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, për shkak të pushtimit rus, sipas Kombeve të Bashkuara.

Sipas OKB-së, vlerësohet se 1.85 milion njerëz janë të zhvendosur brenda Ukrainës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pyetjet që duhet t’i bëni partnerit përpara se të filloni bashkëjetesën

Story i radhës

Rruga “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë mbetet pa ujë

Të fundit nga