Rusia shqyrton ligjin për konfiskimin e pronës së qytetarëve që kritikojnë shtetin nga jashtë

Kreu i Dhomës së Ulët së Parlamentit të Rusisë (Duma e Shtetit), Vyacheslav Volodin, ka bërë të ditur se ligjvënësit po shqyrtojnë një ligj për konfiskimin e pronës së disa qytetarëve që u larguan nga Rusia dhe që e kritikojnë shtetin nga jashtë vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Po flasim për mashtrime që shkelën ligjin, për ata që shkaktuan dëm. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë”, tha Volodin në një seancë plenare të Dumës së Shtetit.

Volodin tha se megjithëse disa qytetarë u larguan nga Rusia dhe “derdhin baltë mbi të”, ata vazhdojnë të jetojnë me paratë e fituara në Rusi.

“Ata këtu kanë pasuri të paluajtshme, llogari e biznes, përderisa ndotin vendin duke fshirë këmbët mbi të”, tha ai.

Volodin theksoi se duhet të ketë një “qasje ndryshe” për rusët që u larguan nga vendi.

“Kush e mori përgjegjësinë për të gjykuar vendin e tyre, për të hedhur baltë mbi të… kjo është njëra bisedë. Dhe, ata që janë larguar për të pritur kohë të vështira ose të trazuara, por në të njëjtën kohë ata sillen si duhet, le të jetë në ndërgjegjen e tyre”, u shpreh ai.





Story i mëparshëm

DPPI: Regjistroni start up-et tuaja, mos riskoni modelin e biznesit

Story i radhës

Totaj godet qeverinë për shtrenjtimin e tatimit: E pamundur të arsyetohet

Të fundit nga