Rusia shënon rekord të vdekjeve nga koronavirusi

Rusia ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi brenda një dite, gjithsej 346, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 mijë e 202 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Rusi ka arritur në 26,935, kurse numri i përgjithshëm i infeksioneve në 1 milion e 563 mijë persona.

Me këto shifra, Rusia është radhitur në vendin e katërt më të madh të rasteve në botë, pas SHBA-së, Indisë dhe Brazilit./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Qeveria ndan 54 milion euro për shpërblimin e punonjësve shëndetësorë

Ngjarja e ardhëshme

Gjeli luftues mbyt një polic në Filipine, në këmbë kishte tehe të mprehta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian