Rusia nis hetim për “mashtrim” kundër politikanit opozitar, Navalny

Komiteti rus i Hetimit sot ka hapur një çështje penale kundër politikanit opozitar rus, Alexey Navalny mbi pretendimin e përvetësimit të donacioneve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, komiteti tha se hetuesit kanë mbledhur prova të mjaftueshme për të filluar një hetim mbi mashtrimin në shkallë të gjerë.

Komiteti tha se Navalny dhe mbështetësit e tij mblodhën më shumë se 588 milionë rubla (rreth 8 milionë dollarë) për organizata jofitimprurëse dhe më pas dyshohet se vodhën 356 milionë rubla (4.8 milionë dollarë) të shumës dhe i shpenzuan për qëllime personale.

“Ndër të tjera ai (Navalny) fitoi pronë, vlera materiale dhe pagoi pushimet e tij jashtë vendit me këto para. Fondet e mbledhura nga qytetarët për nevojat e organizatave jofitimprurëse u vodhën”, tha ajo.

Navalny ka qenë në kundërshtim me autoritetet e vendit për shumë vite.

Ai akuzon zyrtarët rusë se kanë përfituar nga pozitat e tyre, duke përdorur ndikim të padrejtë dhe duke shpenzuar para buxhetore për nevojat e tyre.

Opozitari rus pretendon se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë qëndron pas helmimit të tij të dyshuar këtë vit.



. .

Ngjarja paraprake

Ministria për Sistem Politik do të vendoset në objekt të ri

Ngjarja e ardhëshme

Barcelona e ka humbur busullën në La Liga

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian