Rusia hakoi komunikimet satelitore ditën që nisi pushtimin e Ukrainës

Rusia besohet se ka hakuar ofruesin e komunikimeve satelitore Viasat ditën e nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Agjencitë perëndimorë të inteligjencës kanë hetuar incidentin dhe pavarësisht se nuk kanë bërë akuza publike, ata besojnë se Rusia fshihet pas tij.

Është sulmi kibernetik më rrezikshëm i lidhur me konfliktin deri sot duke prekur ushtrinë, qeverinë dhe komunikimin.

Hetimi nga perëndimi vazhdon në lidhje me hakimin e Viasat, kompani e cila ofron komunikimi përmes rrjetit të saj të satelitëve.

Sulmi është realizuar ditën që Rusia filloi pushtimin duke nxjerrë jashtë funksioni disa pajisje dhe rrjete. Prej sulmit janë prekur edhe disa vende Evropiane.

Viasat tha se ishte duke zëvendësuar modemet e konsumatorëve por që infrastruktura kyçe dhe satelitët nuk janë dëmtuar.

Por kompania nuk tha se kush beson që fshihet pas sulmit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin nuk ndryshon: Granatimet do të marrin fund vetëm kur Mariupol të dorëzohet

Story i radhës

KSI: Të hiqen maskat në shkollat e mesme! Të mundësohet organizimi i ekskursioneve

Të fundit nga