Rusia e detyron mbylljen e organizatës më të vjetër për të drejtat e njeriut

Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar mbylljen e organizatës më të vjetër të të drejtave të njeriut atje.

Grupi i Helsinkit të Moskës (MHG) u themelua në vitin 1976 dhe raporton çdo vit për situatën e të drejtave të njeriut në Rusi.

Megjithatë, autoritetet tani kanë thënë se kjo organizatë nuk e ka regjistrimin e duhur.

Ky vendimi vjen pasi Ministria e Drejtësisë në Rusi ka ngritur një padi duke kërkuar mbylljen e grupit në dhjetor të vitit të kaluar.

Institucionet ruse kanë deklaruar se kjo organizatë është e hapur dhe e regjistruar për të raportuar për të drejtat e njeriut vetëm në kryeqytetin rus dhe jo në pjesë tjera të vendit.

MHG ka punuar gjithmonë me një shtrirje më të gjerë të raportimit për të drejtat e njeriut. Grupi e quajti masën “disproporcionale” në atë kohë dhe tha se do të vazhdojë të funksionojë “pavarësisht nga dëshirës së autoriteteve”.

Në një deklaratë të mërkurën, MHG raportoi se kryetari i saj i tha gjyqtarit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë se ata “po bënin një mëkat të madh” duke e mbyllur atë.

“Ju po shkatërroni raportimin për të drejtat e njeriut. Likuidimi i grupit është një goditje e rëndë për për të të drejtat e njeriut jo vetëm në Rusi, por edhe në botë”, tha Valery Borshov, kryetar i MHG-së.

Nuk është hera e parë që MHG detyrohet ta ndërpresë veprimtarinë e saj. Kjo kishte ndodhur edhe në vitin 1970, para se qeveria e asaj kohe të dërgonte në burg apo në mërgim anëtarët e kësaj organizate.

Grupi u ringjall në fillim të viteve 1990, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zhvilluesit e Tweetbot krijojnë një aplikacion për Mastodon

Story i radhës

Jeremy Renner pësoi aksident derisa po përpiqej të shpëtonte nipin

Të fundit nga