Rusia e denoncon paralajmërimin kibernetik të SHBA si “absurd”

Zëvendësministri i Jashtëm rus Oleg Syromolotov ka denoncuar pretendimet e SHBA-së se Rusia po planifikon sulme kibernetike si hakmarrje ndaj bizneseve perëndimore që po tërhiqen nga Rusia.

“Këto akuza ndaj nesh janë absurde”, tha ai në një deklaratë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Të hënën, Presidenti amerikan Joe Biden, tha se ishte detyrë patriotike e kompanive amerikane të forconin mbrojtjen e tyre kibernetike kundër sulmeve të mundshme ruse.

Syromolotov e quajti paralajmërimin një “shpërthim të ri të rusofobisë në sfondin e situatës në Ukrainë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dua Lipa “rrëmben” dy çmime të rëndësishme

Story i radhës

Publikohet sondazhi i fundit: Kjo parti do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel (FOTO LAJM)

Të fundit nga