Rusia ka paraqitur një kërkesë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për parakualifikimin e vaksinës së saj të parë antiCOVID-19, Sputnik V, njoftoi sot Fondi Sovran rus i Thesarit.
“Rusia është një nga
vendet e para në botë që kërkon parakualifikim të vaksinës së saj antiCOVID-19
nga OBSH-ja”, thanë autoritetet, raporton ATSh, transmeton Gazeta Sinjali.
Rusia njoftoi në
fillim të gushtit se kishte zhvilluar dhe regjistruar vaksinën e parë
antiCOVID-19, e zhvilluar nga qendra kërkimore e Moskës “Gamaleia”.
Në Rusi, regjistrimi
nga autoritetet është hapi paraprak në fazën përfundimtare të provave klinike.