Rusia aprovon testimin e vaksinës për koronavirus për vullnetarët mbi 60 vjet

Ministria e Shëndetësisë së Rusisë ka aprovuar testimin e vaksinës për COVID-19, të emërtuar Sputnik V, për 110 vullnetarë të moshës mbi 60 vjet.

Siç njoftoi sot agjencia e lajmeve RIA, testimi do të bëhet përkrah testimeve të fazës së fundit, të njohur si Faza III, të vaksinës në mbi 40 mijë vullnetarë në Moskë.

“Sputnik V” është vaksina e parë në botë për parandalimin e infeksionit të koronavirusit, e zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji me emrin e N. F. Gamaleya në bashkëpunim me Fondin Rus të Investimeve Direkte. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Maska e detyrueshme edhe në ambiente të hapura, kufizohet numri i mysafirëve në një familje

Ngjarja e ardhëshme

Qytetarët të shqetësuar nga sulmet e qenve endacakë, veterineri tregon faktorët e agresivitetit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian