Rusi, shkon në mbi 1.3 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.312.310 ndërsa bilanci i viktimave në 22.722, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 13.592 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.312.310 ndërsa me 125 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 22.722. Prej dy ditësh në vend regjistrohen mbi 13 mijë raste ditore.

Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.024.235 me 3.793 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1.1 është ulur në 1 për qind dhe tek 26.2 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Numri i testeve tejkalon 51.1 milionë

Në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar në Moskë me 4.395 raste të reja arriti në 334.813 ndërsa me 55 vdekje numri i viktimave në 5.629.

Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 409 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 51.1 milionë.

COVID-19 në Rusi

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Dje numri i rasteve në vend arriti shifër rekorde me regjistrimin e 13.634 rasteve.

Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.



. .

Ngjarja paraprake

Klubet angleze që bënë më së shumti shpenzime për sezonin 2020/2021

Ngjarja e ardhëshme

Dënime për 869 persona për mos mbajtje të maskave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian