Rusi, rastet me COVID-19 shënojnë rekord të ri

Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 14.231 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke shënuar një rekord të ri në infeksionet ditore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, përfshirë rastet e reja të zbuluara, numri i përgjithshëm i infeksioneve nga COVID-19 në Rusi ka shkuar në rreth 1.34 milionë ndërsa numri i vdekjeve në 23.305, përfshirë 239 viktima të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar, të cilët paraprakisht ishin testuar pozitivë ndaj virusit, është rritur në mbi 1.3 milionë, pasi 7.920 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi.

Gjatë ditës së fundit, në Moskë janë regjistruar 4.573 raste të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve vetëm në kryeqytet në 344.004.

Në Rusi aktualisht po trajtohen rreth 277.500 pacientë të prekur nga pandemia.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Rusia ka kryer mbi 51.8 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë rreth 436 mijë teste gjatë 24 orëve të fundit.



. .

Ngjarja paraprake

Trajneri i Lituanisë: Shqipëria është e njohur për ne

Ngjarja e ardhëshme

Çfarë është skaneri LiDAR dhe çfarë funksioni kryen në iPhone 12?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian