Rusi, numri i raste me COVID-19 shkon në afër 1 milion e 160 mijë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi është rritur në 1.159.573 ndërsa bilanci i viktimave në 20.385, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 8.135 raste të reja, shifra më e lartë ditore prej 16 qershorit, numri i rasteve ka arritur në 1.159.573, ndërsa me 61 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 20.385.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 945.920 me 2.702 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 0,7 për qind dhe tek 27 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 2.217 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 287.993 ndërsa me 16 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.180.

Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi informoi se numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 45,4 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.



. .

Ngjarja paraprake

Osmani në Bruksel në takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së

Ngjarja e ardhëshme

Paraburgim prej 30 ditëve për dhjetë persona të cilët kanë marrë pjesë në sulmin e nëpunësve policorë

të fundit nga