Rusi, mbi 1 milion e 215 mijë të prekur nga COVID-19

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.215.001, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 21.358, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 10.499 raste të reja me virusin dhe 107 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 979.143, me 3.284 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 3.327 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 303.940, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 5.343, me 29 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 47,6 milionë teste, përfshirë 436 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.



. .

Ngjarja paraprake

Aksioni “I arratisuri” në MPB: Janë arrestuar 59 persona për dy javë për dënime me burg deri dhjetë vjet

Ngjarja e ardhëshme

Turqia e fillon testimin e vaksinës vendore kundër koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian