Rusi, arrestohen dhjetëra persona që protestuan kundër Putinit

Policia ruse ka arrestuar dhjetëra persona që protestuan kundër udhëheqjes së presidentit Vladimir Putin.

Protestuesit janë mbështetës të kritikut më të madh të Putinit, Alexey Navalny, i cili pasi i mbijetoi helmimit me agjent nervor, u arrestua në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës dhe u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë, shkruan AFP, përcjell Gazeta Sinjali.

“Putini është Hajdut” dhe “Liri për Navalnyn”, ishin brohoritjet kryesore në protesta, të cilat pritet të vazhdojnë ditëve në vijim.

Ndryshe, përkrahësit e Navalnyt po pretendojnë se presidenti rus ka një pronë të madhe në Detin e Zi që kushton 1.4 miliardë dollarë dhe kanë publikuar një hetim për këtë çështje, duke pretenduar se kjo pronë është rezultat i korrupsionit.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

McGregor rikthehet në Oktagon, në përballje me Dustin Poirier

Ngjarja e ardhëshme

Gazetari Furkan Saliu i reagon ashpër Fatime Fetait

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian