Rusi, 290 viktima dhe mbi 15.950 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.463.306, ndërsa ai i viktimave në 25.242, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 15.971 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.463.306, ndërsa me 290 vdekje të reja numri i viktimave ka arritur në 25.242.

Në Rusi numri i të shëruarve po ashtu është rritur në 1.107.988, përfshirë 11.428 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,2 për qind është ulur në 1,1 për qind dhe te 25,8 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Vetëm në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.413 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 381.430, ndërsa me 66 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 6.187.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 512 mijë teste të dyshuara për COVID-19, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 55.6 milionë.

COVID-19 në Rusi

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Më 20 tetor në Rusi u regjistruan 16.319 raste të reja, shifër më lartë e rasteve ditore në vend që nga shpërthimi i pandemisë, ndërsa dje me 317 vdekje u regjistrua shifra më lartë e vdekjeve ditore deri më tani.

Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor dhe brenda shkollave nuk u vendosën masat për mbajtjen e maskave dhe të distancimit fizik.



. .

Ngjarja paraprake

Klopp: Po të isha njeri i mençur, do të largohesha gjatë verës

Ngjarja e ardhëshme

Dyshimet për adresat, qeveria heq gjobën 10 mijë lekë, qendra e votimit me dëshirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian