Rusi, 202 viktima dhe mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.248.619 ndërsa bilanci i viktimave në 21.865, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 11.115 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.248.619 ndërsa me 202 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 21.865.

Në vend numri i të shëruarve ka arritur në 995.275 me 6.699 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi prej 4 ditëve vazhdon të jetë në 0.9 për qind dhe tek 27.2 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Numri i testeve tejkalon 48.7 milionë

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 3.229 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 314.788 ndërsa me 41 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.442

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 371 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 48.7 milionë.

COVID-19 në Rusi

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Numri më i lartë i rasteve ditore në vend u regjistrua me 11 maj me 11.656 raste.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.



. .

Ngjarja paraprake

Infermierët kërkojnë nga Qeveria plotësimin e tri kërkesave të tyre

Ngjarja e ardhëshme

RMV,Policia Financiare arreston rreth 20 persona, dyshohen për kurdisje të tenderëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian