Rusi, 177 viktima dhe mbi 8.000 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.176.286, ndërsa bilanci i viktimave në 20.722, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 8.481 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.176.286, ndërsa me 177 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 20.722.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 958.257 me 5.858 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0.7 për qind dhe tek 25.6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në vend vazhdon ende trajtimi i 197.307 të sëmurëve me COVID-19.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 2.308 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 292.601 ndërsa me 27 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.230.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 338 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 46 milionë.

Ndërkohë në deklaratë bëhet e ditur se 219.714 persona mbahen nën vëzhgim.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.

Bashkia e Moskës për pushimet një javore që do fillojnë me 5 tetor ka vendosur që rritet në 2 javë për shkak të rritjes së numrit të rasteve.



. .

Ngjarja paraprake

Ecjen për në maje të bjeshkës së Malsorit...

Ngjarja e ardhëshme

Deputetët pasdite do të debatojnë për nënkryetarët e Kuvendit

të fundit nga