Rusët nuk po gjejnë ushqime nëpër markete, qeveria po i demanton

Qeveria ruse këmbëngul se nuk ka nevojë për panik për disponueshmërinë e ushqimeve bazë. “Ne po mbulojmë plotësisht nevojat tona për sheqer dhe hikërror,” tha zëvendëskryeministrja Viktoria Abramchenko, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

“Nuk ka nevojë për panik, nuk ka nevojë të grumbullohen ato mallra. Ka mjaftueshëm për të gjithë,” tha ajo në një mbledhje qeveritare, raportuar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Megjithatë, ajo tha se Rusia do të rrisë sipërfaqen e tokës së përdorur për të mbjellë panxhar sheqeri dhe hikërror këtë vit.

Abramchenko tha gjithashtu se deri më tani sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nuk dhanë arsye për të pritur ndonjë mungesë ushqimi. Ajo tha se Rusia po zgjeronte importet nga “vendet mike” për të garantuar rezervat e produkteve të qumështit, frutave dhe perimeve, mishit dhe ushqimit të kafshëve. Ajo përmendi ish-fqinjët sovjetikë në atë grup, si dhe Turqinë, Indinë dhe Kinën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasada italiane në Tiranë reagon për dorëheqjen e Bashës: Respekt për vendimin e tij! Po hapet një fazë e re

Story i radhës

Missi shqiptar rrëmben kurorën ë Amerikë: U rrita e varfër në fshat!

Të fundit nga