“Rusët e vegjël” dhe pretendimet hegjemoniste në Ballkan

Politikani e shkrimtari serb, Vuk Drashkoviq, ishte një nacionalist dhe antikomunist. Në periudhën e ish-Federatës Jugosllave, pas viteve të 90-ta, u bë një liberal dhe proevropian. Ai, duke komentuar ngjarjet e fundit lidhur me sulmin rus në Ukrainë, ka thënë se agresioni i Putinit është ngjashëm me aneksimin e Austrisë nga Hitleri. Doktrina naziste dhe raciste e Hitlerit kishte të bëjë me superioritetin e racës ariane gjermane, duke i dhënë të drejtën vetes që të sundojë mbi popujt e tjerë. Ndërsa, doktrina e Putinit, sipas Drashkoviqit, është e ngjashme me atë të Hitlerit. Edhe Putini ka mbivlerësuar kombin e vet dhe ka fituar të drejtën që të ketë hegjemoni mbi popujt e tjerë. Putini thotë se Ukraina është një “histori e gabuar”, duke mohuar identitetin dhe trashëgimin e kulturës kombëtare të saj, duke thënë se etnogjeni rus ka filluar në Kiev. Me këtë tezë, ai angazhohet për rikthimin e perandorisë cariste dhe komuniste. Në këtë paralele ishte edhe strategjia politike e Sllobodan Millosheviqit dhe e pasardhësve të tij, sikundër që është Vuçiqi. Estabilishmenti politik i Vuçiqit, së fundmi, me memorandumin “Bota serbe”, angazhohet për aneksimin e veriut të Kosovës, Republikën Serbe të Bosnjës dhe Malin e Zi. Qeveria e tij, së bashku me ASHA-në serbe dhe Kishën Ortodokse, kanë tezë të ngjashme me atë të Putinit.

Serbët mohojnë identitetin e malazezëve, edhe pse populli malazez është më i vjetër se ai serb, konstaton Drashkoviqi. Është vullneti i popujve të deklarohen për identitetin e vet. Edhe sikur malazezët, si gjithë sllavët, para shumë shekujsh të kishin qenë me identitet serb, është e drejta e tyre për të vendos së çfarë identiteti do të mbajnë. Kur Mali i Zi shpalli pavarësinë dhe u shkëput nga Jugosllavia e cunguar e Millosheviqit, serbët thënë se e “humbën njërin sy të ballit”, ndërsa kur humbën edhe Kosovën, thanë se i kishin humbur të dy sytë. Për serbët kjo ka qenë disfatë e madhe.

KISHA ORTODOKSE RUSE MATRICË E ASAJ SERBE

Të gjithë religjionet proklamojnë etikën dhe janë kundër dhunës e vrasjeve: “Atë që nuk i dëshiron vetes, mos ia mendo fqinjit!”. Ndërkaq, Kisha Ortodokse pansllaviste ruse dhe Patriarshia, më se katër shekuj, kanë qenë “dorë e djathtë” e carëve rusë, duke bërë amin pushtimin e territoreve të huaja, me vrasje, dhunë dhe pastrime etnike. Para dinastisë së carëve rusë, deri në shekullin e 13-të, rusët kanë qenë nën sundimin e tatarëve dhe shumica e territoreve kanë qenë e fiseve mongole myslimane. Kisha Ortodokse, pas revolucionit komunist, i njohur si i Tetorit, pësoi presione të ndryshme, përndjekje e dhunë nga komunistët. Disa kisha, në vend të ikonave, i vendosën fotografitë e Stalinit.

Putini si populist dhe një agjent i KGB-së, është ateist, por shpesh shkon për meshë në kishë, duke bërë lutje, së bashku me Patriarkun, për kthimin e Rusisë cariste, për popullin hyjnor rus.

* * *

Kisha Ortodokse ruse është matricë e Kishës Ortodokse serbe që nga mbretëria e carëve të Mesjetës, duke pasur të njëjtin inspirim të kauzës ekspansioniste mbi trojet e huaja, për formimin e një “mbretërie” serbe. Doktrina dhe strategjia e Kishës ruse dhe asaj serbe ka qenë kundër parimeve të moralit shpirtëror e të krishterë. Në vend të etikës së krishterë që ndalë krimin, ajo mbështeti krimin. Në luftërat që u zhvilluan në Ballkan në vitet e 90-ta, pati mbi njëqind mijë të vrarë në Bosnjë dhe Kosovë nga një ushtri e glorifikuar paramilitare serbe, me bekimin e kishës. Disa qindra xhami, teqe dhe objekte sakrale osmane u zhdukën nga faqja e dheut, duke u shkatërruar dhe duke u djegur nga ato forca. Asnjëherë Kisha Ortodokse Serbe nuk ngriti zërin kundër këtyre mizorive mbi njerëzimin, e as më vonë, nuk kërkoi falje sipas etikës së krishterë. Ato e bekonin krimin, ndërsa Papa në Vatikan mbante meshë dhe apelonte për paqe.

PUTINIZIMI I SERBISË

Gjeneratat e reja serbe, që kanë lindur pas këtyre mizorive, edhe sot me tekstet shkollore helmohen me mite e legjenda të rreme mbi historinë serbe, duke dhënë shpresa mbi kthimin e Kosovës dhe Bosnjës. Edhe pas dy dekadash, sulmet e NATO-s i quajnë si agresion për secesionizëm. Piramida nuk është shembur ende dhe vazhdon të kultivohet edhe pas vdekjes së Millosheviqit nga vasalët e tij. Serbët vazhdojnë t’u ngrenë përmendore kriminelëve të luftës, duke ndërtuar mite të reja dhe idhuj. Serbia do të mbetet si një muze dhe bastion i së keqes. Kisha Ortodokse dhe Patriarku përkulen para ikonës së Putinit, Millosheviqit, Karaxhiqit, Mlladiqit e disa të tjerëve. Shumë rrugë e shkolla janë emërtuar me emrin e tiranit dhe despotit rus, Putin. Disa fshatra janë emërtuar si Putinovo Sello.

Një koleg imi rus me punë në Zvicër, i cili, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kishte ardhur bashkë me familjen, shpesh e thotë se kishin ikur nga ferri dhe kishin ardhur në parajsë. Shtetasi rus u rrëfente kolegëve se kur kishte ardhur, për herë të parë në jetë kishte pirë coca-cola, për herë të parë kishte veshur xhinsa dhe kishte shijuar ushqim në Mekdonalls. Ai thoshte se shumica e rusëve që kanë dalë në Perëndim, rrallë vizitojnë vendlindjen dhe se tash i vjen turp, madje në biseda me telefon, me bashkëvendës, kishte dëgjuar se edhe atyre u vinte turp për atë që po bën Putini, duke i vrarë fqinjët ukrainas e duke bërë gjenocid dhe krime. Shumë rusë janë bërë me komplekse dhe kanë ndjesi inferioriteti, si dhe krizë identiteti. Për këtë shkak, në situata të ndryshme, ata deklarohen se janë ukrainas, sllovakë apo polakë. Njëjtë sikurse në vitet e 90-ta, kur serbët në Perëndim deklaroheshin si kroatë, boshnjakë apo malazezë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Helmimi i Abramovichit dhe lojërat e pista të shërbimeve sekrete

Story i radhës

Intel pretendon se ka procesorin më të shpejtë në botë

Të fundit nga