Rudina Hajdari zbulon me cilën parti do garojë në zgjedhje

Deputetja, Rudina Hajdari ka deklaruar mbëmjen e sotme se ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me partinë politike ‘Nisma’.

Hajdari sqaroi se mbetet për t’u diskutua se cilët prej figurave të shoqërisë civile do të përfshihen.

“Padyshim që do të marrim pjesë, do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje të re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin ‘Nisma’.

Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi javët e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit.

Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, deklaroi deputetja.

Hajdari sqaroi më tej se, shoqëria civile “Nisma Thurrje” është diçka tjetër nga partia politike “Nisma”.

“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për t’u caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Ka pasur goxha kureshtje për mënyrën se si do të funksionojë”, theksoi Hajdari.

Ngjarja paraprake

Sondazhet e vendosin në një pozitë që askush nuk ishte në 193 vitet e fundit: Biden ka epërsi që vështirë se mund ta përmbys Trumpi

Ngjarja e ardhëshme

Përfundon Festivali i 1-rë Ndërkombëtar i Filmit Sportiv "Prishtina 2020"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian