Rudina Hajdari thotë se Basha e dëboi, por lë të hapur rikthimin në PD

Rudina Hajdari, e cila ishte kandidate për deputete në listat e Nismës Thurje në zgjedhjet e 25 prillit, foli për zgjedhjet, por edhe të ardhmen e saj në politik.

Hajdari u shpreh se në Elbasan ishte e vështirë për të garuar për një parti të vogël. Ai u shpreh se qytetarët ishin nën presion dhe të lidhur me në një mënyrë apo në një tjetër me administratën publike.

“25 prilli nuk solli asnjë risi, asnjë shpresë për qytetarët shqiptarë. Unë nuk mendoj se shqiptarët ishin të lumtur me Ramën. Qytetarët në Elbasan kishin një presion të madh. Ata ishin të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër të lidhur me administratën publike. Kishte njerëz që u ishte premtuar punë. Në fshatra kishte njerëz me asistencë mujore dhe kishin frikë të vinin në mbledhjet që bëheshin. Ne kemi humbur mundësinë për të ndryshuar situatën. Politikanët shqiptarë janë të lidhur me botën e krimit”, tha Hajdari në A2 CNN.

Sa i përket të ardhmes së saj, Hajdari la të hapur mundësinë e rikthimit në PD edhe pse theksoi se marrëdhëniet me Bashën nuk janë të mira, madje u shpreh se u dëbua nga Partia Demokratike.

“Këto 2-3 muaj do të bëj një reflektim të situatës. PD ka një lloj pozicioni në jetën time familjare. Ajo çka nuk ka qenë në nivele të mira është me kryetarin e PD, i cili zgjodhi të kishte këtë përqasje, për të më dëbuar nga PD. Shumë qytetarë nuk e dinë, madje mendojnë se unë ika nga PD”, tha Hajdari.

Ngjarja paraprake

Gjarpërinjtë në Prizren luftojnë kokë më kokë me njëri-tjetrin

Ngjarja e ardhëshme

Pjesëmarrje rekord e ulët në zgjedhjet rajonale në Francë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian