Ruçi u tërheq veshin deputetëve për mbledhjet online: Askush të mos flasë nga makina

Pandemia ka bërë që Kuvendi i Shqipërisë një pjesë të mbledhjeve të komisioneve parlamentare i realizon përmes platformave online, pa qenë nevoja që deputetët të jenë në një sallë. Mirëpo kjo mënyrë ka dhe anët e veta, ku deputeti mund të ndodhet qoftë në shtëpi, kafene apo makinë.

Por kryeparlamentari Ruçi u ka tërhequr vëmendjen ligjëvënësve për të qenë më seriozë dhe me respekt në këto mbledhje.

“Sigurisht që kemi vendosur që ato të vazhdojnë të zhvillohen online, në raste të veçanta kemi në dispozicion tri ambiente, si: salla e madhe, salla e grupeve dhe kjo salla ku jam unë, kur komisionet ta shikojnë të arsyeshme për t’i zhvilluar mbledhjet me praninë fizike, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat e protokollit, por për të gjitha mbledhjet e komisioneve që zhvillohen online do të kërkoja etikën dhe rigorozitetin e të gjithë pjesëmarrësve.

Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë online, janë online edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina.

Këto nuk duhen toleruar nga asnjë kryetar komisioni”, tha Ruçi.

Ngjarja paraprake

Disa gjëra që duhet ti dini patjetër, sipas terapistëve të seksit

Ngjarja e ardhëshme

Tetovë, dyndje e qytetarëve para bankave dhe Institucioneve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian